JOQ Albania
Home

Lind sporti më i çmendur në botë, konkurentët godasin pa mëshirë kundërshtarët me shuplakë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sport i veçantë ka lindur sëfundmi në Rusi. Kampionati i shuplakës zhvillohet për herë të parë në Krasnoyarsk.

Ai ishte pjesë e festivalit të sporteve të forcës në Siberi.

Konkurentët duhet të qëllojnë me shuplakë kundërshtarin, derisa njëri prej tyre të dorëzohet.

Mes pjesëmarrësve qëndron një kuti e lartë, ndërsa pas tyre ka gjithmonë njerëz të gatshëm për t’i mbajtur për të mos rënë në tokë kur të humbin ekuilibrin.

Rregullat janë të qarta, konkurentët nuk duhet t’i shmangen goditjeve të kundërshtarëve, por duhet ta ndjejnë goditjen në fytyrë.

Fituesi i parë i këtij kompeticioni u shpall Vasiliy Kamotskiy. Ai mori me vete në shtëpi 30 mijë rubla ose 470 dollarë.