JOQ Albania
Home

Sot do të ishte 59 vjeç, legjenda e Formula 1 përkujtohet në qytetin e tij të lindjes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 17:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e sotme është e veçantë për botën e Formula 1.

Kjo për shkak se sot është dita e lindjes e një prej legjendave të këtij sporti, Ayrton Senna.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare në çmimin e madh të San Marinos, teksa po garonte me makinën e tij Williams.

Senna në karrierën e tij numëron tre tituj me Mcaren në vitet, 1988, 1990 dhe 1991.

Nëse nuk do të kishte ndërruar jetë, Senna sot do të ishte 59 vjeç.

Ende sot e kësaj dite, shumë tifozë të Formula 1 janë nostalgjikë për brazilianin.

Corriere dell Sport shkruan se në qytetin e tij të lindjes në Sao Paolo ditën e sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kujtim të tij.