JOQ Albania
Home

Gjesti i pahijshëm, vjen dënimi për Kristiano Ronaldon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu si Simeone, edhe Kristiano Ronaldo nuk ia ka hedhur paq për gjestin në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit ku shënoi 3 gola që i sollën kualifikimin Juventusit.

Sot, Komiteti Displinor i UEFA-s vendosi për dënimin e portugezit.

Ai do të gjobitet me nje gjobë prej 20 mijë eurosh.

Për fatin e tij dhe të Juves, dënimi mbyllet këtu dhe portugezi do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajaksit në çerekfinale.

Kujtojme se pas shënimit të golit të dytë, portugezi u “hakmorr” ndaj Simeones, duke bërë të njëjtin gjest që bëri trajneri në Spanjë.

Megjithatë kishte dyshime se Ronaldo ishte drejtuar nga tifozët spanjollë dhe jo nga të tijët, ashtu siç Simeone bëri.