JOQ Albania
Home

Psikologët: Ja si të hiqni dorë nga “varësia” për ish-in pas ndarjes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas shkencëtarëve, ndarja nga një person i dashur i jep trurit tonë të njëjtin efekt që i jep ndërprerja e drogës një të varuri.

Për këtë arsye, ndarjet nuk janë asnjëherë të lehta dhe duhet kohë dhe vullnet derisa të “rehabilitohemi” tërësisht.

Kështu, në librin e tij të titulluar, “How to Fix a Broken Heart”, psikologu Guy Winch jep disa këshilla për personat që janë duke përjetuar ndarjen.

Winch shpjegon se sekreti qëndron tek balanca e mendimeve:

Duhet të siguroheni se çdo mendim që keni për ishin është realist dhe i balancuar. Nëse mendja juaj ju ngjall imazhe të fundjavës më të lumtur së bashku, ju duhet të shtoni edhe imazhet e fundjavës që ju bëri të mërziteshit pamasë. Nëse e gjeni veten duke ju marrë malli për përqafimin e tyre të ëmbël, duhet të sillni në kujtesë netët që refuzoi të rrinte me ju dhe fjeti në skajin më të largët të krevatit."

Për ata që me të vërtetë përpiqen të kapen me realitetin, Winch sugjeron që të bëjnë një listë me të gjitha arsyet se pse marrëdhënia nuk funksioni. JOQ Albania