JOQ Albania
Home

Për pak sa nuk vdiq nga infeksioni, mjekët nuk u besojnë syve nga ajo që i gjetën brenda veshit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 31-vjeçar për pak sa nuk ka humbur jetën për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga kunjat e pambukut.

Ai u dërgua me urgjencë në spital pas shqetësimeve të rënda që kishte me dëgjimin.

Pasi e kontrolluan, mjekët dolën në përfundimin se ai kishte një infeksion të rëndë në tru dhe në kanalin e veshit.

Pacienti pa emër nga zona Coventry kishte pasur kriza, dhimbje koke, dhimbje veshi si dhe shkarkime nga veshi i majtë.

Ndërkohë që gjendja e tij përkeqësohej, për çudinë e tyre, mjekët zbuluan se brenda veshit të tij kishte mbetur pambuk nga kunjat që kishte përdorur për të pastruar veshin.

Nuk dihet ende se sa kohë kishte pambuku që ndodhej në veshin e tij, por pacienti kishte 5 vite që vuante nga humbja e dëgjimit në atë krah.