JOQ Albania
Home

‘’Trashtagalbania’’, kjo është sfida më e bukur që ka qarkulluar ndonjëherë në internet
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20/03/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon sfida #trashtagalbania. Duhet thënë se kjo është një nga sfidat më të bukura që ka qarkulluar ndonjëherë në rrjetet sociale dhe ka si synim kryesor pastrimin e ambientit.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe një i ri, i cili ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania. Ai quhet Dashi Cara dhe ka treguar se ka pastruar plehrat në lagjen e tij në Babrru në Tiranë.

Fotot ai i ka shpërndarë edhe në profilin e tij në rrjetet sociale. Krahas tyre ai ka shkruar se e ka pranuar me shumë dëshirë sfidën e Frenkli Prengaj.

Më tej ai ka shkruar:

Me shume deshire dhe nxitim pranova sfiden e Frenkli Prengaj. Edhe vendosa te nominoj Ramis Xhurxhin dhe 2 miqte e mi me te mire te protestes se teatrit Neritan Liçaj dhe Robert Budina.

Siç shikohet edhe në foto i riu ka pastruar mjaft plehra që gjendeshin të hedhura në lagjen e tij. Mund të thuhet se këta të rinj po japin një leksion shumë të madh dhe se janë të rinj frymëzues nga të cilët duhet marrë shembull sepse të mbash pastër dhe të kontribuosh për të mbajtur pastër ambientin ku jeton është një sjellje qytetarie që duhet ta ketë gjithsecili prej nesh.

Por mund të thuhet edhe se këta të rinj po japin një shembull të mirë edhe për fëmijët e vegjël.