JOQ Albania
Home

Mbeti pa këmbë prej dhunimit nga prindërit, vogëlushi 4-vjeçar hedh hapat e tij të parë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 20:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paula Hudgell qesh më në fund me krenari teksa sheh djalin e saj, Tony të bëjë hapat e tij të parë.

Hapat e para të një fëmije janë një moment i çmuar për të gjithë prindërit, por rasti i Paulas është shumë i veçantë.

Vogëlushi Tony eci për herë të parë në moshën 4-vjeçare me ndihmën e disa protezave pasi këmbët i ka humbur për faj të prindërve të tij.

Kur ishte ende shumë i vogël ai u dhunua brutalisht nga prindërit dhe për shkak të dëmeve të shkaktuara mjekëve u desh t’i prisnin këmbët nga gjuri e poshtë.

Nëna e tij Jody Simpson, 25 vjeç dhe babai, Tony Smith, 47 vjeç, janë duke vuajtur dënimin në burg.

Tashmë vogëlushi është i lumtur me prindër adoptues që i dhurojnë dashuri dhe falë protezave të reja mund të ecë edhe vetë.