JOQ Albania
Home

Babai i saj doli të jetë pedofil përdhunues, vajza e Michael Jackson tenton të vetëvritet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/03/2019 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Jackson, vajza e legjendës së ndjerë të popit, Michael Jackson thuhet të ketë përfunduar në spital pas një tentative për vetëvrasje.

Burime nga familja i kanë thënë TMZ se arsyeja e tentativës për vetëvrasje është dokumentari “Leaving Neverland” në të cilin kanë folur hapur dy viktimat e tij të dyshuar.

Raportohet se Paris kishte prerë damarët rreth orës 7:30 të mëngjesit në shtëpinë e saj në LA.

Ajo u dërgua në spital me emergjencë dhe njoftohet se tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Në dokumentarin, "Leaving Neverland", Wade Robson dhe James Safechuck e akuzojnë Mbretin e Popit për abuzime seksuale të bëra në mënyrë të përsëritur kur ata ishin të vegjël. JOQ Albania