JOQ Albania
Home

E papritur! Grida Duma i jep fund martesës, zbulohet dokumenti
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/03/2019 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duket se ka vendosur t’i japë fund martesës me bashkëshortin e saj Ilir Shqina.

Në dokumentin e siguruar, shihet se ka qenë pikërisht ish-deputetja ajo që ka dorëzuar kërkesën për divorc pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në këtë dokument thuhet:

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë"

Kujtojmë se Ilir Shqina ka qenë pedagog i Gridës, ndërsa më herët ka qenë dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Nga martesa me Shqinën, Grida ka gjithashtu edhe një djalë.