JOQ Albania
Home

Fahri Balliu bën llogaritë për pallatet që do të ndërtojë kur të vijë Luli
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fahriu Balliu është një nga mbështetësit më të zjarrtë të opozitës dhe liderit të saj, Lulzim Basha.

Mbrëmjen e djeshme ai u kap mat gjatë emisionit "Open", duke vizatuar një shtëpi në bllokun e tij të shënimeve, ndërsa të tjerët flisnin.

Balliu nuk donte t’ja dinte fare se çfarë po thonin të ftuarit e tjerë, por ishte duke ëndërruar për shtëpi.

Ashtu si pronarët e tjerë të mediave edhe Balliu ëndërron të ketë një shtëpi në Lalëz.

Botuesi i "gazetës 55" po projektonte shtëpinë e tij të ëndrrave, që i ngjante shumë një vizatimi të një nxënësi filloreje.

Mesa duket, minutat në mbrojtje të Bashës. Balliu do t’i konvertojë në pallate, nëse kreu i demokratëve vjen në pushtet.