JOQ Albania
Home

Plas sherri mes bandave të shqiptarëve/ Përleshen egër me kaçavida e sqeparë në duar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

6 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Rutigliano të Barit, pas një sherri masiv të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Via Mola.

Në sherr janë përfshirë një grup shqiptarësh nga Kavaja dhe një grup tjetër nga Rrogozhina.

Policia italiane ka arrestuar 6 shqiptare në Rutigliano të Barit, pas përfshirjes së tyre në një sherr masiv.

Një shqiptar ishte pajisur me pistoletë, ndërsa disa të tjerë me kamxhik, sëpata dhe kaçavida.

Dy prej tyre përpiqen të largohen me makinë por përplasen me pemën pas një rrotullimi.

Më pas 4 shqiptarë i afrohen duke i nxjerrë nga makina me dhunë.