JOQ Albania
Home

Po bënte sikur po mbante shënime, do mekeni së qeshuri kur të shikoni si e ka shkrirë talentin Fahri Balliu
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa prej analistëve gjatë daljes së tyre nëpër studiot e emisioneve mbajnë me vete një bllok shënimesh.

Gjatë kohës që të ftuarit e tjerë flasin ata shkruajnë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në studion e "Open", Fahri Balliu është kapur mat duke vizatuar me stilolaps një shtëpi.

Balliu nuk është larguar shumë nga tema e emisionit, pasi po flitej për shtëpitë te "Petro Nini".

Duket se Balliu nuk ka shumë talent për pikturë, pasi një shtëpi e tillë, është nga vizatimet e para që mësojnë fëmijët.

Kjo tregon se Balliu nuk ka qenë aspak i përkushtuar në emision dhe truku i tij për të treguar angazhimin nuk ka funksionuar.

Gjithashtu gjesti i tij është edhe mungesë respekti ndaj të ftuarve të tjerë që po flisnin.