JOQ Albania
Home

Duel shqiptarësh në Europa League, Chelseas i buzëqesh fati
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shortit të Champions League, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti edhe për kompeticionin tjetër europian Europa League.

Ashtu si Champions-i edhe goglat e Europa League rezervuan sfida interesante.

Napoli i Hysajt ka peshkuar një nga skuadrat pretendente, siç është Arsenali i Xhakës.

Ndërkohë fati i ka buzëqeshur anglezes tjetër Chelseas, e cila do të përballet me çekët e Slavia Pragës, një kundërshtar i lehtë në letër.

Gjermanët e Eintracht-it do të kenë përballë portugezët e Benficas.

Në çerekfinale do të kemi edhe një derbi spanjoll mes Villarealit dhe Valencias.