JOQ Albania
Home

“Nuk mund t’u besoj syve çfarë kam parë sot…” dalin dëshmitë rrëqethëse nga masakra gjatë lutjes në xhami
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa dëshmi rrëqethëse janë bërë nga dëshmitarë të ngjarjes së rëndë nga sulmi në xhami në Zelandë të Re ku mbetën të vrarë 49 myslimanë gjatë kohës që po luteshin.

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer çfarë kishte parë brenda njërës prej xhamive të sulmuara gjatë kohës që ishte brenda dhe kishte parë skenat makabre.

Ai deklaroi për BBC:

Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme. Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot. Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”.

Një tjetër dëshmitar ka rrëfyer se imami kishte nisur lutjen kur nisën breshërimat e plumbave në dhomën kryesore të xhamisë.

Ai ka shtuar se pa njerëz të tmerruar të gjakosur duke ulëritur dhe duke vrapuar për jashtë. Disa të tjerëve u kishte plasur gjaku nga koka dhe në pjesë të tjera të trupit.

Dëshmitari i tretë i shokuar gjithashtu rrëfen se ka parë gjak pafund në dysheme. Ai thotë se sapo pa të gjithë skenën e frikshme nuk veshi as këpucët, por ia mbathi zbathur për të mos u zbuluar nga autorët.