JOQ Albania
Home

Vrasja e arkeologjisë në Durrës, plasin protestat kundër Velierës së Dakos
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë kërkesën e shoqërisë civile, punimet për Velierën në Durrës po vijojnë me ritme të shpejta.

Madje mësohet se edhe në Ditën e Verës nuk është bërë pushim. Edhe Partia Demokratike ka dalë kundër këtij projekti, të cilin e quan korruptiv.

Ditën e sotme kreu i PD ndodhet në Durrës, ku pritet të zhvillohet edhe një protestë për ndalimin e këtij projekti.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi në dhomën e këshillimit, që t’i hapë rrugë përfundimit  të projektit Veliera, i nisur nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Ndërkohë Gjykata Administrative e Durrësit të pakënaqura palët, pasi vendosi të bllokonte punimet në zonën arkeologjike A dhe për pjesën tjetër shpalli moskompetencë.

Më 26 dhjetor 2018, Këshilli i Ministrave vendosi për zhbllokim të pjesshëm të ndërtimeve në zonën arkeologjike A dhe B. Gjatë gërmimeve për Velierën dolën në pah disa rrënojë arkeologjike të periudhës osmane.