JOQ Albania
Home

Spaleti hap krahun, Interi gati trajnerin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/03/2019 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luciano Spalletti po numëron orët e fundit si trajner i Interit.

Pas eliminimit nga Liga e Evropës drejtuesit e klubit duket se e kanë ndarë përfundimisht mendjen për ta larguar nga stoli teknikun italian.

Mediat shohin dy alternativa për Interin e së ardhmes.

Antonio Conte dhe Jose Mourinho mund të jenë emrat që pritet të marrin drejtimin e ‘Zikaltërve’.

Kujtojmë që Interi përjetoi mbrëmjen e djeshme një eliminim të turpshëm nga Eintracht Frankfurt, duke mos arritur të shënojnë të paktën një gol në të dyja ndeshjet.