JOQ Albania
Home

Për të pestën herë dështon gjyqi për Shullazin, e pëson avokatja
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 11:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seanca në Gjykatën e Apelit kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë ka dështuar sërish.

Mësohet se edhe këtë herë, shkak për dëshmimin e kësaj seance është bërë mbrojtja. E ditur bëhet se avokatja Eralda Brahimasi nuk ka shkruar në Gjykatë.

Ndaj për këtë arsye, Gjykata ka gjobitur 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhoma Kombëte të Avokatisë.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, të pandehurit e tjerë nuk ishin të pranishëm.

Kujtojmë këtu se kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon. E ditur është bërë se seanca e radhës do të mbahet me  25 mars.