JOQ Albania
Home

Donte të martohej me një 70-vjeçare, gjykata në Zvicër e bën shqiptarin ‘’të flasë me vete’’
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar nga Kosova në mënyrë që të jetonte në Zvicër kishte vendosur që të martohej me një grua që ishte 70 vjeçe.

Kjo martesë është refuzuar nga gjykata e Lozanës, pasi çifti kishte një diferencë shumë të madhe midis tyre. Shqiptari gjithashtu është edhe babai i dy fëmijëve.

E ditur bëhet se çifti kishte kërkuar që në vitin 2010 që të martohej, por edhe atëherë gjykata nuk kishte pranuar.

Pasi martesa e tyre u refuzua ata u martuan në Kosovë në vitin 2011. Gjykata në Lozanë të Zvicrës nuk beson në martesën e tyre dhe ka kërkuar shpjegime nga ambasada në Kosovë.

Kurse hetuesit kanë zbuluar se shqiptari në të vërtetë ka jetuar me nënën e dy fëmijëve të tij dhe ‘’gruan’’ e tij shtatëdhjetëvjeçare.