JOQ Albania
Home

Pamjet makabre/ Terroristi kishte të shkruar në armën që vrau 40 persona “SKANDERBEG”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tmerrshme kanë qenë skenat e filmimit live të ngjarjes makabre në xhaminë Al Noor në Christchurch, Zelandë e Re ku të paktën 40 persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Autori 28-vjeçar Brenton Tarrant, filmoi në Facebook në live streaming të gjithë ngjarjen që kur hynte me armë në dorë në xhami e qëllonte kë t’i dilte para.

Pamjet e rënda janë bërë virale në rrjet.

Terroristi kishte të shkruar në armën e krimit emrat Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar. Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’, i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Sherban Kantakuzin, ishte emri tjetër i shkruar në armën e terroristit. Kantakuzin është një princ vllahë, i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.

Detaji që po bën bujë dhe ka rënë më shumë në sy është emri “Skandërbeg” dhe Gjergj Arianiti i shkruajtur në armë.