JOQ Albania
Home

Tregon b*let si Ronaldo pas golit, arbitri e nxjerr me karton të kuq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/03/2019 9:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Festa e Ronaldos mbrëmjen e së mërkurës pas triumfit në Champions ndaj Atletikos, bëri xhiron e internetit disa ditë më parë.

Portugezi i tregoi b*let në mënyrë ironike, trajnerit Simeone, i cili kishte bërë të njëjtin veprim, në sfidën e parë.

Së fundmi ky festim është imituar në Kroaci nga futbollisti i 19-vjeçarëve të Hajdukut, Tino Blaz.

Djaloshi festoi golin e tij në kampionat në versionin “alla Ronaldo”.

Por ky gjest i kushtoi atij kartonin e kuq. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme.