JOQ Albania
Home

Kris arma që në mëngjes/ Një burrë qëllohet me çifte në një furrë buke
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 8:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Kavajës.

E. K., 60 vjeç është qëlluar me armë gjahu rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e një furre buke.

Autori 26-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie.

Foto ilustruese

NJOFTIMI I POLICISË

Plagos me armë gjahu një shtetas, identifikohet, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia e Kavajës.

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.