JOQ Albania
Home

Ngjarje makabër/ Tre burra dhe një grua qëllojnë me breshëri kë t’u dalë para në xhami, lënë 30 të vdekur
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 7:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një krim makabër ka ndodhur në Zelandën e Re. E themi këtë pasi tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami dhe kanë lënë të vdekur 30 persona në Christchurch.

Autoritet në zonën ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë kanë lajmëruar qytetarët që mos të dalin nga shtëpitë.

Po ashtu sipas mediave ndërkombëtare e ditur bëhet se policia ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme.

Ende nuk bëhet e ditur dinamika e ngjarjes, por deri më tani është raportuar se një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve.

Nga ana tjetër policia është duke hetuar nëse kjo ngjarje ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.