JOQ Albania
Home

Plagosja në Tiranë/ Këto janë detajet e reja për personin që shkrepi armën mbi 26-vjeçarin
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 7:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme një 26-vjeçar me emrin Enea Keqa u plagos me armë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘’Komunës së Parisit’’ në Tiranë.

I riu që u qëllua me armë është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu e ditur u bë se ai ishte qëlluar në këmbë. Shkaqet për këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.

E ditur bëhet edhe se ka dyshime të forta se autori që plagosi 26-vjeçarin mbante veshur një xhup të zi, kapele dhe tuta të kuqe. Gjithashtu ende nuk dihet nëse kjo ngjarje është një atentat i dështuar, apo thjesht ka qenë një konflikt i çastit.

Kurse në njoftimin e policisë shkruhej:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve."