JOQ Albania
Home

Personat që vijnë erë të keqe në autobus do të gjobiten
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 0:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Era e keqe është një nga problemet kryesore për personat që përdorin transportin publik.

Në qytetin Kluj në Rumani, pasagjerët e autobusave ankohen se njerëzit me rroba të pista vijnë erë të keqe.

Për këtë aryse, bashkia e qytetit do të aplikojë gjobë ndaj këtyre personave.

Sipas ligjit të ri, ata do të paguajnë 21-42 euro.  Kryebashkiakut i qytetit, ka sqaruar se kjo është një përpjekje për të reduktuar njerëzit që nuk lahen dhe ato që konsumojnë shumë alkool.

Gjithashtu pasagjerët janë ankuar se janë bezdisur nga studentët që dalin natën dhe konsumojnë shumë alkool.

Edhe në Shqipëri ky problem është tepër i theksuar, sidomos gjatë periudhës kur ngroh koha.