JOQ Albania
Home

Lakuriq e mbuluar nga insektet, vajza e porsalindur gjendet e braktisur në pyll
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vogëlushe e porsalindur është gjendur e braktisur në mes të pyllit.

Vajza është gjetur e vetme, në gjendje të rëndë në një pyll në Filipine. Ajo ishte pa rroba dhe e mbuluar nga insekte të cilat e kishin kafshuar nëpër trup.

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja në të cilën duken disa banorë vendas duke shpëtuar vogëlushen, e cila ishte lënë përmbys në mes të shkurreve.

Besimtarët e një kishe aty pranë ishin të parët që nxituan për të ndihmuar foshnjën. Eliezer Rosalejos ishte një nga njerëzit që ndihmuan në shpëtimin e foshnjës.

Ai u shpreh:

Falënderoj Zotin që foshnja është ende gjallë dhe e kemi gjetur atë në kohë. Kushdo që janë prindërit e saj, shpresoj se ata ndjehen fajtorë. Fëmijët janë aq të çmuar. Kurrë nuk do të kuptoj se si dikush mund ta linte fëmijën e vet në një vend të shkretë".