JOQ Albania
Home

U qëllua me armë zjarri, kush është i riu që mbeti i plagosur në Tiranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 22:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person është qëlluar me armë zjarri pak momente më parë në kryeqytet në rrugën “Medar Shtylla”.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Enea Keqa 26 vjeç.

Ai është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se plumbi e ka kapur në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.