JOQ Albania
Home

Bonusi i bebeve, komentuesit-Ramës: Djali im është 1 vjeç e skam marrë gjë, je mësuar t’i fshish komentet!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në mëngjes, në rrjetin social Facebook, ku flitet për bonusin e bebeve të porsalindura. Në këtë postim të kryeministrit kanë vërshuar komentet e qytetarëve, ku i kanë thënë se kjo është një nga gënjeshtrat e tij dhe se nuk duhet t’i fshijë komentet e popullit.

Shumë qytetarë shprehen e kanë me vite që presim të marrin bonusin e fëmijës së tyre pasi qeveria nuk u ka dhënë.

Komenti i një qytetareje:

Po vajzat e mia, njëra 3 vjeçe dhe tjetra që lindi në nëntor, e treta që e gëzoi familjen time, e nuk e meritojnë 5 000 lekshin që ende s’e kanë marre. Përse bëhet kjo ndarje edhe për fëmijet??"

Komenti i një qytetari:

Djali im është një vjeç. Kur do e marrë bonusin, apo kur të vejë 10 vjeç? Apo do e fshish komentin, se je mësuar t’i fshish komentet që stë pëlqejnë."

Ndërsa një tjetër replikon me ironi:

Ndoshta duhet teser partie. Se bëj shaka.”

Nga vetë kryeministri nuk ka asnjë përgjigje për këto pyetje të qytetarëve.