JOQ Albania
Home

E preku atje ku i dhemb më shumë/ Tupja i thotë dy fjalë Ramës: Të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, shikojnë veten lakuriq
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 14:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Demokratike është duke zhvilluar një tryezë diskutimi me ‘’Aleancën në Mbrojtje të Teatrit’’ në lidhje me çështjen e ‘’Teatrit Kombëtar’’.

I pranishëm ka qenë edhe shkrimtari dhe pedagogu Edmond Tupe, i cili  tha se kryeministri Edi Rama e urren teatrin.

Më tej Emdon Tupe ka thënë:

Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama.

Kurse Bujar Kapexhiu ka  thënë se në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan dhe se çdo qytetar duhet të ndërgjegjësohet se kryeministri Rama duhet të ikë.

Ai vazhdoi duke thënë:

Në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e një grua që mbajnë tepsitë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë ‘Rama ik’. Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin Rama ik do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet.’’