JOQ Albania
Home

Haradinaj e pranon që është i vetëm: Edhe këshilltarët e Merkel më kërkuan heqjen e taksës
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 12/03/2019 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministrit Ramush Haradinaj tani i është bërë e gjatë lista e ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar heqjen e taksës.

Tani së fundmi, siç ka potencuar vetë kryeministrit, heqjen e taksës ia kanë kërkuar edhe këshilltarët e kancelares gjermane Merkel, Jan Hecker dhe Matias Litenberg.

“Presioni i Berlinit është shumë i qartë, dialogu është shumë i rëndësishëm duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hekne taksën ky është pozicioni i tyre”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq, qëndrim të tillë për taksën dhe dialogun kanë prezantuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit amerikan. Madje, njëlloj mendojnë edhe britanikët, një përfaqësues i të cilëve do ta takojë Haradinajn në mbrëmje.

Ndër të tjera, Haradinajn nuk po e çudit fakti se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse dëshiron partia më e madhe në koalicion.