JOQ Albania
Home

Shqiptarët e serbët “harrojnë” luftën, i bashkon kjo lojë turke
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 12/03/2019 11:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo mbrëmje në orën 8 ata mblidhen në këtë kafene në fshatin Leran të Preshevës.

Shqiptarë dhe serbë luajnë së bashku një lojë turke, transmeton JOQ Kosova.

“Kam gjithë jetën me shqiptarë. Jam lindur mes shqiptarëve. Prandaj nuk e kuptoj se çfarë do të na pengonte të uleshim bashkë”, thotë Novica Mihajlovic.

“Urrejtje mes vete, jo vetëm në fshatin tonë, nuk ka pas. Fëmija janë rreh duke luajtur top, a urrejte në mes nesh nuk ka pas”, thotë Xhavit Mehmeti.

Urani, pronar i kafenesë, e hapi këtë lokal në vitin 2014 dhe prej atëherë luhet kjo lojë që po bashkon shqiptarët dhe serbët.

“Asnjëherë nuk ka pasur vetëm shqiptarë. Gjithmonë ka pasur edhe serbë”, thotë Uran Sherifi.

Ata thonë se as lufta nuk mund t’i ndante, por për kufijtë nuk janë të sigurt. Për Novicën, duke ironizuar, duhet shkëmbyer edhe shtëpitë nëse shkëmbehet territori.