JOQ Albania
Home

Pritej pranvera, por Prishtinës i kthehet dimri
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 12/03/2019 9:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur kanë mbetur jo më shumë se 9 ditë për të hyrë edhe zyrtarisht në pranverë, Prishtina është zgjuar e zbardhuar nga dëbora.

E temperaturat e ditës së sotme janë ilustrim i dimrit të fundit, pasi ato gjatë ditës do të sillen nga 0 në 4 gradë.

Temperatura të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim, dhe moti do të rregullohet tek nga fundjava.

Ndryshe, për dy javë Kosova u përfshi nga mot i ngrohtë çka solli një pranverë të hershme me temperature që preknin edhe 20 gradë Celsius.