JOQ Albania
Home

Merkel nuk vjen, por dërgon 2 këshilltarë në Kosovë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/03/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dialogu me Serbinë dhe taksa që po konsiderohet si një pengesë për të, kanë qenë arsyet që dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel, të marrin rrugën për Kosovë.

Ata sot pritet të arrijnë në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerë shtetërorë.

Bëhet fjalë për Mathia Leuttenberg dhe Jan Hecker, dy këshilltarët kryesorë të kancelares, të cilët do të sjellin pikëpamjet e saj në Prishtinë.

Mësohet se taksa dhe dialogu kanë qenë arsyet që të zhvillohet kjo vizitë, dhe po këto do të jenë temat e vetme, ndonëse akoma nuk është bërë i qartë qëndrimi gjerman lidhur me zhvillimet e fundit në pikëpamjet rreth marrëveshjes finale.

Sidoqoftë, këto tema në Kosovë sollën edhe njeriun e tretë të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, i cili pati takime të gjata me liderët kosovarë.