JOQ Albania
Home

Shkon derë më derë siç e ka bërë nëna, ky është muzikanti që po “llahtaris” fqinjët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/03/2019 19:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një muzikant në San Hoze është vënë në pranga, pasi ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme fqinjët e tij.

Mark Veregge është filmuar nga kamerat e sigurisë, të vendosura nëpër shtëpitë e fqinjëve të tij, duke ecur pa pasur asgjë veshur.

Pamjet e çuditshme të filmuara në errësirë tregojnë muzikantin ndërkohë që bën lëvizje të çuditshme nëpër shtëpi të ndryshme lakuriq dhe më pas largohet me makinën e tij.

Në shumicën e rasteve ai del nga makina e tij lakuriq duke tymosur cigare, troket nëpër dyer dhe më pas largohet nga ‘skena’.

Policia njoftoi se thotë se Veregge u arrestua në lidhje me incidentet e shumta të denoncuara nga fqinjët e tij dhe tashmë përballet me akuza të shumta për shkelje të ligjit dhe vjedhje. JOQ Albania