JOQ Albania
Home

E zuri gjumi me kufje, studentit i ndryshon tërësisht jeta të nesërmen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/03/2019 0:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri ra në gjumë me kufje në vesh, por kur u zgjua kuptoi se jeta e tij nuk do të ishte më e njëjta.

Mjekët që e ekzaminuan dolën në përfundimin se ai kishte humbur dëgjimin në njërin nga veshët.

I riu mund ta kishte humbur totalisht dëgjimin, por për fat të mirë mori trajtim në kohën e duhur, para se të ishte shumë vonë.

Incidenti ka ndodhur në Tajvan ndërsa studenti do të qëndrojë edhe për disa ditë i shtruar në spital.

Duke u nisur nga rasti, Dr. Tian Huiji, drejtor i Departamentit të Otorinolaringologjisë në spital, i paralajmëroi njerëzit të mos përdorin kufjet kur flenë.

Sipas tij, njerëzit mund të dëgjojnë zhurma të larta gjatë ditës pa pasur pasoja tek veshët, por në gjumë ndodh e kundërta.

Kur flemë, qarkullimi i gjakut në trup ngadalësohet. Kjo bën që qelizat në veshët tanë të marrin më pak gjak për t’i ndihmuar në trajtimin e tingujve të lartë. Rezultati? Shurdhim i papritur.