JOQ Albania
Home

Serwer-Thaçit: Mos e shitni sovranitetin për një tas me qull apo një festë në Shtëpinë e Bardhë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 06/03/2019 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njohësi i situatave në Ballkan Serwer, është një nga kundërshtarët e hapur të idesë së Thaçit e Vuçiç për prekjen e kufijve.

Sipas tij në rast se korrigjohen kufijtë, atëherë Gjermania e kancelares Angela Merkel nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë për të cilën aspirojnë dy vendet.

Këto Serwer i ka thënë gjatë një konference në të cilën është diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka treguar edhe arsyet se përse mendon që korrigjimi i kufijve është një ide shumë e rrezikshme.
Miku i Kosovës ka shpjeguar edhe faktin se pse Hashim Thaçi hoqi dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës.

Kjo sipas tij ka ndodhur pasi që ai e ka vërejtur që Serbia kishte avancuar jashtëzakonisht shumë me këtë ide në Shtëpinë e Bardhë e cila udhëhiqet nga një administratë nacionaliste e udhëhequr nga Donald Trump.

Deklarata e Serwer:

John Bolton ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, dhe do të  ishte i kënaqur të shkatërronte atë që ka arritur Bill Clinton, e që ajo është Kosova. Pra kur Bolton tha se do të pranonte edhe  idenë e ndarjes nëse Thaçi dhe Vuçiq pajtohen, presidenti Thaçi u shqetësua sepse një marrëveshje e tillë do të përfundonte me një propozim të një anshëm, veriu i Kosovës do t’i bashkohej Serbisë, pa asnjë përfitim për shqiptarët. Do të ishte e pafalshme që Kosova të shiste sovranitetin e saj për një “tas me qull apo një ceremoni në Kopshtin e Trëndafilave.”

Kjo ceremoni ka qenë e kërkuar nga Trump për të nënshkruar marrëveshjen finale Kosovë-Serbi gjatë vitit 2019.

Ai shton:

Për të shitur sovranitetin tuaj për një tas qull ose një ceremoni në ‘Rose Garden’, do të ishte një gabim historik dhe i pafalshëm. Ideja për korrigjim të kufijve do t’i konventonte jashtëzakonisht shumë Rusisë, në pretendimet e saj për pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, ndaj është mirë që Serbia dhe Kosova të heqin dorë nga një ide e tillë sa nuk është vonë."