JOQ Albania
Home

Ish-ministrja kosovare befason: E refuzova Richard Geren
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/03/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka rrëfyer se si dikur ka refuzuar aktorin e njohur amerikan, Richard Gere.

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja", ka rrëfyer ajo.

"Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin", ka treguar Tahiri.

"Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, ka kujtuar ajo.

Ndryshe, Edita Tahiri kishte qenë ministre për Dialog në Qeverinë e kaluar të Kosovës, ndërkaq tani është pozicionuar kundër njerëzve me të cilët negociojë me Serbinë.