JOQ Albania
Home

Vepër e bukur: I riu nga Drenasi bën emblemën e UÇK-së me plumba
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/03/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Besart Gashi nga Drenasi, i cili vitin e kaluar kishte punuar portretin e komandantit, Adem Jashari me 200 mijë gëzhoja fishekësh, në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka bërë me një tjetër punim.

Ai ka realizuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh 9 mm, transmeton JOQ Kosova.

“Për nder të 21-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës punova një emblemë të veçantë në vendin tonë me gëzhoja fishekësh 9 mm”, ka njoftuar Gashi.

Ai ka treguar se realizimi i kësaj embleme, cili ka dimension prej 60cm x 60cm, i ka marrë tri ditë kohë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhoja.