JOQ Albania
Home

Vritet në Siri 30-vjeçarja shqiptare nënë e dy vajzave, para disa kohësh vogëlushet humbën edhe babain
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 05/03/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e re në moshë nga Kosova ka humbur jetën në vatrat e luftës së Shtetit Islamik. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar por lajmi është bërë i ditur për mediat shqiptare ditën e sotme. 30-vjeçarja ka qenë nëna e dy fëmijëve, të cilët i ka lënë në vatrat e luftës.

Bëhet fjalë për Filloreta Kastratin rreth 30-vjeçe nga fshati Karaçevë i Komunës së Kamenicës. Burri i së ndjerës ka vdekur kohë më parë në zonat e luftës. Ndërkohë çifti ka lënë dy vajza, njëra pesë dhe tjetra tri vjeçe, në zonat e rrezikshme në Siri.

Familja e saj ka hapur dyert e mortit për të pritur njerëzit që i ngushëllojnë për vdekjen e vajzës së tyre, Filloreta Kastrati. Mësohet se trupi i Filloretës ka mbetur në zonat e luftës së Shtetit Islamik, të cilit ajo i ishte bashkuar vite më parë.

Para disa viteve, Filloreta bashkë më burrin e saj shkuan në Shtetin Islamik, pasi premtime të shumta kishin marrë edhe nga bashkëkombas të tyre. Burri i saj humbi jetën pak kohë pasi kishin shkuar për të jetuar atje.

Filloreta kishte komunikuar shumë herë me familjen e saj në Kosovë, ku u kishte kërkuar edhe ndihmë për t’u kthyer në atdhe. Ajo kishte patur kontakt me familjen deri një ditë para se të vritej.

Babai i saj Lulzimi ka treguar se lajmin për vdekjen e vajzës e ka marrë nga një grua tjetër, e cila gjendet në Shtetin Islamik. Ai thotë se ka pasur kontakt me vajzën e tij disa herë.
Ajo u tregonte se është mirë bashkë me dy fëmijët e saj dhe se vazhdimisht kishte kërkuar që të kthehej në Kosovë.

Deklarata e babait të viktimës:

Një natë para se të merrnim lajmin për vdekjen e saj ne kemi shkruajtur me të. Babi janë rregullu senet, ishalla po na kthejnë’, na thoshte. Unë kam pasë shumë shpresa që ajo po kthehet, mirëpo që të nesërmen na lajmëruan.
Për vdekjen e Filloretës më tregoi një shoqe e saj. E dimë se atë kanë pasë me e dërgu në një vend më të sigurtë. Dhe me gjasa ka qenë ofensiva e fundit atje edhe e ka rrokë këtë. Kur i ka vdekur burri, dëshira e saj ka qenë për me u kthy në Kosovë.”