JOQ Albania
Home

HIV drejt “mposhtjes”/ Për herë të dytë në histori një person shërohet nga virusi vdekjeprurës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/03/2019 10:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që është shëruar nga virusi HIV.

Pacienti, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, është shëruar nga virusi pas transplantimit të qelizave burimore nga palca e kockave të një dhuruesi.

Mjekët kanë raportuar për suksesin e terapisë, duke shtuar se i sëmuri ka 18 muaj që nuk merr mjekime dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të kthimit të HIV.

Ekspertët thonë se këto lloj transplantosh janë të rrezikshme dhe kryesisht kanë dështuar tek pacientët e tjerë.

Terapia ka qenë e suksesshme vetëm një herë më parë me të ashtuquajturin “Pacienti i Berlinit”, Timothy Ray Brown, nga SHBA.

Ai u trajtua në Gjermani 12 vjet më parë dhe ende vazhdon të jetë i shëndetshëm.

Pacienti i dytë që po hyn në histori u diagnostikua me HIV në vitin 2003 dhe filloi të marrë ilaçe për të kontrolluar infeksionin në vitin 2012. JOQ Albania