JOQ Albania
Home

A do të largohen amerikanët nga Kosova? Flet komandanti i marinsave
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 03/03/2019 18:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komandanti i bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, Kolonel Roj Makareg, ka deklaruar se vendimi për tërheqjen eventuale të trupave ushtarake të SHBA-ve nga Kosova, si pasojë e taksës 100%, “do të merret në nivelin politik”.

“Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka thënë qartë qëndrimin tonë kombëtar”.

“Ne, si KFOR, mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë të caktuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara “, tha Makareg, shkruan Tanjug.

Ai mohoi mundësinë e zhvendosjes së Bondsteel në pjesën veriore.

 

“Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill” dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”.

Ky kamp qysh nga e enjtja u bë temë e nxehtë e debatit politik në Kosovë. Klan Kosova, raportoi se dy diplomatët John Erath dhe Bred Berkley, kur listuan sanksionet e mundshme, për mos dëgjueshmëri politike në rastin e mos-suspendimit të taksës, thanë se mund të ketë edhe tërheqje të trupave amerikane që më në numër janë në Kampin Ushtarak.