JOQ Albania
Home

Reagon Ambasada e SHBA-së: Tarifat për produktet serbe minojnë partneritetin
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 28/02/2019 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar nëpërmejt një deklarate se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe po minon parteneritetin.

Sipas saj tarifat pengojnë partneritetin  dhe përparimin e vendit. Ata kanë kërkuar gjithashtu të bëhet një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja.

Po ashtu në deklaratën për media nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë thuhet se  është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e dialogut.

Deklarata e delegacionit të SHBA:

Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan dje me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë.
Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë.”