JOQ Albania
Home

Ambasadori serb e thotë në Kukës: Po rritet bashkëpunimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 28/02/2019 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe kanë hyrë në një fazë tjetër, e për këtë po flet edhe i deleguari i shtetit serb në Shqipëri.

Ambasadori Miroljub Zaric ka theksuar se janë të rinjtë janë ata që po ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, në vecanti në fushat si arsimi, kultura e sporti, transmeton JOQ Kosova.

“Është shumë e rëndësishme që të rinj nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar se pari në Serbi dhe tani në Shqipëri dhe kanë vendosur miqësi të reja. Jam i sigurt se ata janë një përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Një takim i tillë nuk mund të realizohej pesë vite më parë. Ky takim është vazhdimësi e një shpirti të ri, e një atmosferë të re të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama. Në mes dy vendeve tona është vendosur një bashkëpunim të ri ku më rëndësishmja është ekonomia. Vitin e kaluar marrëdhëniet tregtare në mes Serbisë dhe Shqipërisë kapën shifrën e 191 milionë euro në një kohë kur në 2005 ishin vetëm 41 milionë euro. Ka shumë mundësi bashkëpunimi për të rinjtë në arsim, sport e kulturë”, ka thënë ambasadori serb.

Këto fjalë, ambasadori serb në Tiranë i tha teksa mori pjesë në konferencën rajonale përmbyllëse të projektit “Të rinjtë Shqiptarë dhe Serbë, së bashku për përfshirjen sociale” që u mbajt në qytetin e Kukësit.

Ndryshe, prej nëntë muajsh organizata “Partnerë për Fëmijët” në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën serbe “Pomoç Deci” ka realizuar disa projekte sociale në Kukës dhe disa qytete të Serbisë në shërbim të komunitetit ku të rinjtë nga Kukësi dhe Serbia kanë ndarë përvojat e punës së tyre në partneritet së bashku.