JOQ Albania
Home

Nëse mbani dritare të zeza në veturë, do ta pësoni keq
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 27/02/2019 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon planin operativ për identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Policia ka njoftuar se përveç pikave të kontrollit të automjeteve, po  vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1 mijë e 650 tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, njofton policia.

Ndryshe, Policia ka arsyetuar këto aksione, duke thënë se xhamat e zi u mundësojnë keqbërësve të kryejnë krime.