JOQ Albania
Home

Albin Kurti u gjunjëzua nga gripi, kalon natën në spital
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 26/02/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të vazhdojë të mbetet në Klinikën e Infektivës të QKUK-së për trajtim për shkak të një infeksioni gripal.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Ai tha se Kurti do të qëndrojë në spital deri nesër.

“Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ndryshe, sot u raportua se kryetari i LVV është hospitalizuar për shkak të infeksionit gripal dhe se gjendja e tij është stabile.

Gjithashtu, kryeministri Haradinaj i kishte njoftuar se ka telefonuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas lajmit se ky i fundit është shtrirë në spital, në Klinikën Infektive të QKUK-së.