JOQ Albania
Home

Nuk ishte gati të martohej me të dashurin, 27-vjeçarja aborton 17 fëmijë në 6 vite
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/02/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 27-vjeçare ka abortuar 17 fëmijë në 6 vite pasi nuk ishte gati as të martohej e as t’i rriste.

Pas gjithë këtyre aborteve, tashmë asaj i kanë thënë mjekët se me shumë mundësi nuk mund të bëjë më kurrë fëmijë pasi mitra e saj është shkatërruar.

Mjekët kanë deklaruar se mitra e gruas është dëmtuar aq shumë nga abortet sa tashmë është bërë e hollë sa një letër.

Pacientja, e njohur me pseudonimin, Xiao Ju, ka qenë në një lidhje me të dashurin e saj për 6 vite, por çifti nuk përdor masa mbrojtëse .

27-vjeçarja u kishte rrëfyer mjekëve se ajo nuk ishte gati të martohej dhe nuk ishte as e aftë për të rritur një fëmijë. Kështu që kishte vendosur që t’i ndërpriste të gjitha shtatzënitë.

Çdo foshnje të lindur jashtë martese në Kinë nuk i jepet kartë identiteti dhe kjo do të thotë se ata nuk e kanë të drejtën e përfitimeve shtetërore ose të drejtën për t’u arsimuar. JOQ Albania