JOQ Albania
Home

Puthi burrin e motrës së shoqes së ngushtë, modelja rrëfen ngjarjen dhe heq fajin nga vetja
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/02/2019 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jordyn Woods është kthyer në një prej vajzave më të përfolura ditët e fundit pasi u zbulua se kishte shkuar me bashkëshortin e Khloe Kardashian, që rastësisht është edhe partneri i motrës së shoqes së saj më të ngushtë Kylie Jenner.

Kjo e fundit nuk e ka hequr mikeshën e saj nga Folloëing dhe sipas disa burimeve nga mediat e huaja, e ka dëgjuar versionin e saj.

Rikujtojmë se Kylie e dëboi atë nga shtëpia e saj, pasi tradhtia u bë e bujshme.

Në mediat amerikanë shkruhet tjetër se prej ditësh, ajo i është lutur për falje klanit Kardashian/Jenner.

Jordyn Woods ka folur për herë të parë me të dhe i ka rrëfyer se gjithçka ishte një gabim për shkak të pijes.

Ajo i ka thënë mikeshës së saj se kishte nisur të qante kur i kishin thënë se kishte puthur Tristanin.

Jordyn këmbëngul se ishte vetëm një incident dhe se mes tyre nuk ka pasur flirtime më parë.

Edhe pse Kylie i beson versionit të saj, Khloe nuk ka ndërmend që t’ia falë.

Ajo shkroi në një postim:

Njerëzit zbulojnë veten e tyre përmes veprimeve”.

Basketbollisti i njohur nuk ka shfaqur pendesë për gjestet ndaj modeles, megjithëse kjo nuk ishte hera e parë që ai e tradhtonte Khloe Kardashian. Ajo i dha fund lidhjes me Tristan.