JOQ Albania
Home

Dalin mesazhet e bujshme/ Ja çfarë i tha Khloe Kardashian dashnores së burrit pasi zbuloi tradhtinë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/02/2019 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kardashianët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas skandali të bujshëm kur Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e më të voglës së motrave Kardashian Kylie Jenner, shkoi me bashkëshortin e motrës të saj, Khloe Kardashian.

Pasi tradhtia u zbulua, Kylie dëboi nga shtëpia mikeshën e saj të ngushtë dhe u ndje tërësisht e prerë në besë.

Sipas burimeve, Jordyn dhe bashkëshorti i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, janë parë shumë të afërt gjatë një festë dhe e kanë kaluar natën në shtëpinë e tij.

Në mediat amerikane, shkruhet se pas ngjarjes Jordyn i ka dërguar një mesazh Khloes ku i ka shpjeguar arsyen pse ka qëndruar në shtëpinë e bashkëshortit të saj.

“Jordyn u përpoq të kontaktonte Khloen mëngjesin e ditës kur u përhap lajmi për t’i treguar se ajo qëndroi në shtëpinë e Tristan që të sigurohej se ai nuk do e tradhtonte me ndonjë femër. Kur Khloe mësoi se Jordyn ka qenë me partnerin e saj, ajo e kontaktoi. Në këtë moment Jordyn u detyrua ta pranojë tradhtinë".