JOQ Albania
Home

Lindi me vetëm 2% të trurit/ Vogëlushi “mrekulli” sfidon shkencën, ja çfarë ka ndodhur me fatin e tij
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/02/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i vogël erdhi në jetë me vetëm 2 për qind të trurit të zhvilluar dhe arriti që të mbijetonte.

Në kohën që Noah ishte akoma në barkun e nënës, mjekët i këshilluan prindërit e tij që ta ndërprisnin shtatzëninë pasi me shumë mundësi ai nuk do t’ia dilte.

Por, ata vendosën që t’i jepnin foshnjës një shans që të jetonte.

Për fatin e tyre të mirë, vogëlushi jo vetëm që mbijetoi, por në moshën 3-vjeçare truri i tij u rrit në 80 për qind të madhësisë.

Noah, tashmë gjashtë vjeç, u shfaq në “Good Morning Britain” me prindërit e tij për të folur për jetën e tij të jashtëzakonshme.

Mjekët fillimisht besonin se ai do ishte me aftësi të kufizuara mendore, pa qenë në gjendje të fliste, të shihte, të dëgjonte ose të hante.

Gjithsesi tashmë ai mund t’i bëjë të gjitha këto. Edhe pse akoma nuk di të ecë tamam, Noah po mëson të bëjë sërf dhe shpreson që një të ardhme të bëjë edhe ski. JOQ Albania