JOQ Albania
Home

“Sherri” për Lori Hoxhën/ Ledri e ngacmoi haptazi, Vis Bajraktari ia bën të qartë: Ajo është…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/02/2019 7:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh po qarkullojnë fjalë se trashëgimtarja e TCH, Lori Hoxha është ndarë nga i dashuri i saj prej disa vitesh, Vis Bajraktari.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këtë, ajo kaloi e vetmuar Shën Valentinin dhe kjo i shtoi akoma edhe më shumë dyshimet.

Edhe Visi ka publikuar një video në Snapchat ku ka reaguar në lidhje me këtë gjë.

Postimet e Lorit, tërheqin gjithnjë vëmendjen e përdoruesve të Instagram dhe me sa duket këtij fakti nuk i ka shpëtuar as reperi i famshëm Ledri Vula.

Ajo është shfaqur shumë seksi e veshur me një fustan të zi shumë të shkurtër dhe i shpejtë ka qenë reperi me komentin e tij, i cili duket se e po e gjuan haptazi.

Ai i ka komentuar:

Si hajn zemrën ja vjedhi asaj".

Pjesë nga teksti i këngës së Gashit dhe Ledri Vulës.

Pas këtij komenti të Ledrit, Vis Bajraktari nuk mund të qëndronte pa reaguar.

Ai ka postuar në Snapchat një fraksion të këngës "That’s mine" të Gashit dhe Ledrit duke ia bërë mjaft të qartë këtij të fundit se Lori është tija.