JOQ Albania
Home

Thanë që do vdiste në lindje, vogëlushi pa këmbë e duar lë pa fjalë mjekët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/02/2019 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vogëlush që mjekët nuk i dhanë shanse mbijetese jetoi për t’ju treguar të kundërtën.

RJ Wilson ka lindur me sindromën tetra-amelia dhe për këtë arsye erdhi në jetë pa këmbë e duar.

Kur ishte 5-muajshe shtatzënë , nëna e RJ mori lajmin e hidhur se foshnjës që ajo mbante në bark nuk ishin duke iu zhvilluar të katërta gjymtyrët.

Sipas mjekëve, fëmijët që kanë sindromën, tetra-amelia lindin pa gjymtyre si dhe vuajnë nga keq-formime të rënda të fytyrës, zemrës, sistemit nervor, skeletit dhe organeve gjenitale.

Edhe pse u këshilluan që ta ndërprisnin shtatzëninë, prindërit e të voglit nuk u dorëzuan dhe RJ erdhi në jetë 29-javësh, më 29 shtator.

Fëmija kaloi dy muajt e parë të jetës së tij në kujdes intensiv dhe përtej çdo parashikimi ai jeton sot i lumtur në shtëpinë e tij në Karolinën e Jugut. JOQ Albania